Moskë: Protestë kundër bllokimit të aplikacionit Telegram

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 15:19 | Nga

Mijëra persona po protestojnë në qendër të Moskës, kundër përpjekjeve të autoriteteve për të bllokuar qasjen në aplikacionin e mesazheve, Telegram.

Protestuesit kanë brohoritur “Putini është hajdut” dhe ka kërkuar për më shumë liri në internet.

Lideri opozitar, Aleksei Navalny po merr pjesë në protestën që është organizuar nga Partia Liberale e Rusisë, që e ka cilësuar si “turp” bllokomin e aplikacionit Telegram.

Autoritetet në Rusi po përpiqen të bllokojnë qasjen në Telegram, pasi aplikacioni nuk ua ka dërguar të dhënat e përdoruesve Shërbimit Federal të Sigurisë.

Protesta në Rusi po mbahen që prej 16 prillit, kur rregullatori shtetërore i mediave, Roskomnadzor, ka nisur të zbatojë një vendim të gjykatës për të ndaluar qasjen në këtë aplikacion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme