Mos-kualifikimi i shtetit të Kroacisë në finalen e Eurovision 2021, ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Përkundër performancës dinjitoze dhe këngës shumë të pëlqyer të artistes Albina, Kroacia nuk arriti të futet në listën e 10 shteteve që u kualifikuan për në finalen e madhe, që mbahet këtë të shtunë më 22 maj.
Përveç kroatëve, shumë fansa të Eurovisionit janë të zemëruar me këtë rezultat, duke shkruar se kënga e Albinës do të mungojë shumë në finale, shkruan mediumi kroat Jutarnji.
Në rrjetet sociale ka pasur aq shumë komente dhe reagime, sa që shumica kanë bërë thirrje në drejtim të presidentit kroat, Zoran Milanoviç, që të ndërhyjë dhe të kërkojë që ajo të mirëpritet në mënyrë adekuate pas kthimit të saj në Kroaci.
Edhe pse Milanoviç nuk ka folur ende për rezultatin, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic e përgëzoi atë për performancën e saj të shkëlqyer.
“Mbështetje dhe urime të shkëlqyera për Albinën tonë për një performancë të shkëlqyer në Eurovision”, shkroi Andrej në Twitter, pa komentuar shumë mbi zhgënjimin e kroatëve për mos-kualifikim.
Fakti që kënga “Tick-Tock” nuk është në finale është, sipas shumë njerëzve, ishte vendim i padrejtë.
Fansat e Eurovisionit kanë përmbytur llogaritë zyrtare të festivalit në rrjetet sociale me komente të shumta, të cilët shkruajnë se kënga e Albinës do të mungojë shumë në finale.