Mosliberalizimi dhe energjia elektrike, problemet kryesore të bizneseve

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 14:28 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mosliberalizimi i vizave dhe mungesa e energjisë elektrike, vazhdojnë të mbesin problemet kryesore të bizneseve vendëse.

Bizneset kosovare apelojnë tek institucionet shtetërore që të angazhohen maksimalisht në mënyrë që këto dy kërkesa të plotësohen.

Njazi Musliu pronar i kompanisë “Eurometal”,gjatë prezantimit në panairin ndërkombëtar “Prishtina 2017”, ka thënë për Ekonomia Online se mosliberalizimi i vizave i ka dëmtuar në masë të madhe.

Ai ka thënë se shpreson në përkrahjen e institucioneve përkatëse, përndryshe thekson se e kanë të vështirë mbijetesën.

“Apeloj te të gjitha institucionet që të bashkohen dhe të na përkrahin neve bizneseve, sepse pa biznese nuk do të ketë zhvillim ekonomik dhe pa liberalizimin e vizave nuk mund të kemi edhe ne një zhvillim më të madh ekonomik. Mungesa e vizave na bënë jokonkurrent me bizneset në tregjet evropiane.

Gani Ferizi, pronar i kompanisë “Apetit Group” thotë se përveç problemit me liberalizim të vizave po ballafaqohen edhe me mungesën e energjisë elektrike.

“Ndërprerjet pa paralajmërim sjellin probleme të mëdha gjatë prodhimit për çka shpreson që shumë shpejt të rregullohet problemi i energjisë”, ka thënë ai.

Ndonëse ai ka bërë thirrje bizneseve që të ofrojnë një cilësi të madhe të prodhimeve të tyre që t’i ofrohet kualitet tryezave kosovare.

Të ngjashme