Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka quajtur ledhatuese për Serbinë deklaratat e emisarit të shtetit gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili paralajmëroi se Kosova mund të mbetet jashtë marrëveshjeve rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit, nëse nuk i heq masat e sigurisë ndaj produkteve serbe, raporton Ekonomia Online.
Kryeparlamentari tha se nuk beson që Kosova nuk beson se mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.
“Mua nuk me duket se Procesi i Berlinit mund të reduktohet në CEFTA. Procesi i Berlinit është shumë më i gjere, nuk pres që Kosova të përjashtohet nga ky proces… Është një far mundësie e ledhatimit të Serbisë”, tha Konjufca.
Ai sa i përket kërkesave të shteteve të BE që të hiqen masat për qarkullimin e mallrave serbe, ka thënë se ato janë vendosur si shkak i sigurisë dhe nuk ka ndonjë lëvizje për heqjen e tyre.
“Kanë të bëjnë me çështje të sigurisë. Sarrazin nuk ka pasur mirëkuptim për këtë që Kosova nga aspekti sigurisë i ka vendosur këtë masa dhe ka kërkuar që të hiqen. Ne jemi në koordinim me institucionet, ne mundohemi që ti trajtojmë këto që të kemi vizion të njëtë, kemi dallime. Ato masa do të mbeten ne fuqi”, u shpreh Konjufca.