Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar për mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Rohde tha se projektet madhore Gjermani-Kosovë në energjetikë dhe bujqësi janë në rrezik.
Ambasadori gjerman ka kërkaur qasje konstruktive dhe që opozita “t’i japë fund bllokadës”.
“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Vetëm dypalëshe, janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore Gjermani-Kosovë. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, shkroi Rohde në “X”.
Concerned by the ongoing non-adoption of intl agreements in the Assembly that could bring millions in benefits for 🇽🇰citizens. Bilaterally alone, huge 🇩🇪-🇽🇰energy & agriculture projects are at stake. Constructive approach by all stakeholders needed, opposition should end blockade
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 23, 2023