Përmes një komunikate për media IHMK bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë me reshje të dobëta bore, si dhe me intervale me diell.
“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik .Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës. Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s.