Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar.
Sips IHMK-së thuhet se këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. Reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona, përcjell Demokraci.com.
“Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës. Ngricat do të jenë të ashpra në zonat e larta. Prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, dhe këmbësoreve, pasi që ngricat do të jenë evidente”, thuhet në njoftim.
Era vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme.