Mot i ndryshueshëm në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të paqëndrueshme ajrore, duke krijuar kushte për mot jostabil të shoqëruara me erëra, reshje shiu dhe rrezik për breshër, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Ky sistem frontal me erëra dhe shkarkime rrufesh, parashihet të godas pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ndryshueshëm, por që stuhitë parashihen në zona më të kufizuara, kryesisht në verilindje të vendit, të cilat mund të thithin sasi të konsiderueshme të reshjeve, gjë që këto zona rrezikohen nga vërshimet e shpejta. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike parashihet sonte dhe nesër (të mërkurën), ndërsa nga dita e enjte parashihet përmirësim i kushteve atmosferike”, thuhet në njoftim.

Sa i përket temperaturave në të dy vlerat ekstreme, nuk parashihet të ketë ulje të ndjeshme, minimalet nga 15-17, ndërsa temperaturat maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, por më i theksuar do të jetë drejtimi i veriperëndimit, shpejtësia e së cilës herë-herë mundë të arrijë mbi 17m/s.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, për shkak të luhatjeve, amplitudave në fushat barike dhe indeksit UV i cili në orët me diell do të jetë i lartë. Këshillat e IKSHP si gjithmonë janë në favorin e popullatës, sidomos të një shtrese me sëmundje kronike.

Të ngjashme