Moti në vendin tonë edhe sot do të jetë i paqëndrueshëm.
Në mëngjes do të jetë mot i nxehtë dhe me diell por do të ketë edhe vranësira.
Ndërsa pasdite pritet të ketë ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 30C, e në vise malore 12 deri 23C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8.