Moti në Kosovë të mërkurën e të enjten do të jetë jostabil, ndërsa parashihet në disa zona edhe stuhi e breshër.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen mes 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 22-27 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike. Në këto kushte do të mbajë mot jostabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër”, thuhet në njoftim.