Mot me diell dhe vranësira sot në Shqipëri

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme deri pas mesditës, ku pritet zhvillim i vranësirave në zonat malore, duke gjeneruar shira të përkohshëm, ndërsa pasditja do të rikthejë kthjellimet në të gjithë vendin.

Temperaturat do të ulen në vlerat maksimale duke shënuar maksimumin 36 gradë Celsius në Gjirokastër. Era do të fryjë me shpejtë 50 km/h në drejtimin jugperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 4 ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme