Mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se vranësirat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.
Në fushat termike parashihet të ketë rritje për 3-6 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.