Pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon, duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarisht për 3-8 gradë celsius.
Andaj, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vikendi parashihet të shoqërohet fillimisht me diell por gjatë ditës, kryesisht pjesët e dyta të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh, por sipas këtij instituti, nuk do të regjistrohen sasi të mëdha të reshjeve.
Reshjet do të përfshijnë disa zona të kufizuara, reshje lokale të shoqëruar edhe me erëra lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare.