Java e ardhshme do fillojë me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike me ditët e fundit.
Dita e hënë dhe e martë paraqiten me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Siç njofton IHMK, kushtet agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur ketë proces i cili mund të vazhdoj sërish nga mesi i javës ku parashihen rreze dielli.
“Në disa zona të komunës së Skenderajt kishte edhe breshër, ku janë shënuar dëme në kulturën e grurit, misrit dhe në perimekulturë. Në fundjavë parashihen rritje të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.