Mot pranveror gjatë javës së fundit të shkurtit

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e shkurtit do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se kushtet e motit janë si shkak i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik.

“Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

Të ngjashme