Motër e vëlla shpërndarës droge, arrestohen nga policia

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Tiranës vuri në pranga katër persona për shitje të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë.

Në kuadër të operacionit “Perimetri” u arrestuan: B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë, M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë, M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

“Nga informacionet e grumbulluara , dyshohej se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve  E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin  nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike”, sqaron policia.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një  automjet, një  motor dhe 6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike ” të kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve të arrestuar B. N., M. F., M. B., E. B. dhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit M. F.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme