Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e jugut me erë të fortë ka bërë që trageti i linjës Brindisi-Vlorë të mos niset nga bregu i Italisë.
Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, deti ka qenë me fuqi deri në tetë ballë në det të hapur, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Por situata më e përkeqësuar është në Brindisi ku era të fuqishme e bëjnë të pamundur lëvizjen në det të mjeteve detare.
Sipas parashikimeve, trageti parashikohet të niset sot në mbrëmje për të mbërritur në orët e para të ditës në portin e Vlorës.