Si pasojë e motit të keq, me shira të dendur, Ministria e Arsimit të Shqipërisë ka vendosur ndërprerjen e mësimit ditën e nesërme.
“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar”, thuhet në njoftim.
Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër. raporton TCH.