Gjatë ditës së sotme parashihet të mbaj mot i ngjashëm me ditën e shtunë, por pritet me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.
Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat në vendet e izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore pritet shi me intensitet mesatar.
Gjithashtu, parashihet të ketë frymë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.
“Të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm , por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës. Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar. Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.