Periudhë më stabile verore gjatë javës në vijim, më nxehtë me temperatura edhe mbi 30C deri të premten, parashikon “Prishtina Weather”.
18.06.2023 – Mot më stabil veror po parashihet të mbajë përgjatë javës vijuese. Do të ketë më shumë intervale me diell e kthjellime. Orëve të pasdites mund të zhvillohen vransira lokale, që nga dita e mërkurë edhe mund të krijojnë kushte për zhvillime të rrebesheve më të izoluara me bubullimë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje edhe deri në 31C e 32C ditën e premte, e ato minimale luhaten ndërmjet 10C e 16C.
Përgjatë fundjave, sipas parashikimeve të fundit, mund të pritet sërish mot jostabil me rrebeshe e bubullima më të shpërndara në vend.
Cilësia e ajrit do të jetë me indeks kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites shkaku i rritjes së koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, indeksi kalon edhe në vlera mesatare apo edhe në të dobëta lokalisht.
19.06 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.
20.06 – Intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë.
21.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite më vonë rreth zonave malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.
22.06 – Shumë ngrohtë dhe me diell. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
23.06 – Kryesisht me diell e nxehtë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh me bubullimë orëve të vona të pasdites.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.
Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.