Moti për vikend, parashikohet diell dhe reshje

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Moti për këtë vikend parashikohet që për të shtunën nuk do të ketë reshje shiu ndërsa të dielën parashikohen reshjet.

E shtunë. Parashihet të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 15°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E diel. Parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 7°C deri  10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet  11°C deri në 14°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s.

Të ngjashme