Moti sot

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 09:49 | Nga

Edhe pse qe disa ditë rresht, moti në Kosovë vazhdon të jetë i ndryshueshëm, Instituti thotë se gjatë ditës së sotme do të ketë kryesisht mot me diell, por nuk përjashtohen as vranësirat, andaj për raste të tilla, mirë është ta mbani një çadër me vete, pasi paralajmërohet se do të bjerë edhe shi.

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë do të karakterizohet nga koha me diell, por do të ketë edhe vranësira të vogla, kryesisht në zona malore, të cilat herë pas here do të shoqërohen me reshje shiu.

Por përgjithësisht moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ngrohtë dhe me diell.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme