Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës mund të sjellin edhe reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Temperaturat gjatë ditës do të shkojnë deri në 34 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.