Moti sot, mëngjesi me ngrica dhe mjegull

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me javën e fundit të vitit që e lamë pas.

IHK njofton se kjo si pasoj e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë.

Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, por temperaturat në mesditë do të jenë pothuaj pranverore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7- 13 gradë Celsius.

Në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.

Të ngjashme