Mot i vranët dhe me shi është paraparë edhe për ditën e sotme (e martë).
Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, sot do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.
Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë , më shumë në rrafshin e Dukagjinit.
Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 12 dhe 15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.