Mbi rajonin tonë mbeten fusha të presionit të lartë, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe të butë, me temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.
Në vise të ulëta do të mbetet mjegulla, vende-vende edhe gjatë ditës, ku në këto vise temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta.
Ndërkohë nga Mesdheu nga nesër mbrëma do të shtrihen vranësira, të cilat ditën e premte mund të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të shënojnë deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet deri në 12 gradë celsius.
Cilësia e ajrit, për shkak të kushteve atmosferike do të vazhdojë të mbetet në vlera të pashëndetshme, mirëpo gjatë ditës kohë pas kohe mund të zbres në vlera mesatare.
Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 1.