Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paraparë që edhe gjatë ditës martë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe mundësi të reshjeve të shiut.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë, sipas IHK-së.