Moti sot në Kosovë, me diell dhe vranësira

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Dita e sotme do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale të shkurta me diell.

Në orët e para të ditës në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut por me intensitet të dobët kryesisht në lindje dhe disa pjesë të kufizuara.

Fushat barike paralel me ato termike do të shënojnë rritje të lehta, duke bërë që pjesa e dytë e ditës të mbajë e qetë dhe relativisht e ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi.

Këto reshje të parashikuara për këto ditë nëntori kanë ndikuar sado pak në rritjen e niveleve të ujit në liqenet akumuluese dhe në fushën e bujqësisë.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme po thuaj për të gjitha kategoritë e njerëzve, meqë në fushat barike kemi vlera rreth normales.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme