Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën me dije se moti sot do të nisë me kthjellime dhe zhvillime vranësirash.
Reshjet e shiut do të jenë të përkohshme në mesditë e pasdite parashikohet të përfshijnë kryesisht zonat malore në veri të vendit. Në afat të shkurtër këto reshje do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet Temperaturat në °C Sigla
Lezhë 24/34 re diell
Durrës 23/35 re diell
Tiranë 23/38 re diell
Berat 19/38 re diell
Vlorë 22/35 re diell
Korçë 17/31 re diell
Gjirokastër 17/38 re diell
Sarandë 22/36 re diell