Moti sot në Shqipëri parashikohet me vranësira të ndërrueshme dhe të dendura deri në mesditë. Më pas do të ketë kthjellime.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit, e më tej ndërprerje e tyre.
Në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër do të ketë reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim veri-perëndim, e lehtë e në brigjet detare deri mesatar duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/12 shi diell
Lezhë 8/14 shi diell
Durrës 5/14 shi diell
Tiranë 8/13 shi diell
Berat 6/11 shi diell
Vlorë 10/15 shi diell
Korçë 2/10 shi diell
Gjirokastër 4/8 shi diell
Sarandë 8/13 shi diell