Moti sot në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht në jug të vendit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të vazhdueshme në jug e juglindje me intensitet të ulët e mesatar. Në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje shiu të dobëta e të përkohshme. Pjesa veriore nuk do të përfshihet nga reshjet. Në lartësitë mbi 700 metër në juglindje hera herës reshjet e shiut do të përzihen me borë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore erë e vrullshme.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet Temperaturat në °C Sigla
Lezhë 2/17 re diell
Durrës 5/18 re diell
Tiranë 5/17 re diell shi i dobët
Berat 2/17 re diell shi
Vlorë 6/18 re shi
Korçë 0/6 re shi borë
Gjirokastër 2/16 re shi
Sarandë 6/18 re shi