Dita e sotme në Shqipëri do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm dhe me kthjellime.
Vranësira të lehta do të jenë prezente në zonat malore.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 5°C deri në 25°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.