Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda pasi është rrëzuar me motoçikletën e tij mbrëmë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Siç njofton policia motoçiklisti është rrëzuar pasi ka rrëshqitur në vajin e derdhur në rrugë nga një veturë tjetër.
Drejtuesi nuk ka mundur ta ndalë motoçikletën dhe pas rrëzimit ka pësuar lëndime të trupore.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh.