Aksident në Pejë, lëndohet rëndë motoçiklisti

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 16:05 | Nga

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Pejë, në afërsi të varrezave të qytetit.

Sipas lexuesve të Indeksonline, në aksident është përfshirë një veturë dhe një motor.

Si pasojë, lëndime ka pësuar motoçiklisti (1999), i cili fillimisht ishte dërguar për trajtim në spitalin e Pejës, kurse tani është nisur në drejtim të QKUK.

Në vendin e aksidentit kanë dal menjëherë ekipet policore dhe ato të emergjencës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme