Motra e drejtorit të OpenAI, Sam Altman, ngre padi ndaj tij për abuzim seksual

Prishtinë | 08 Jan 2025 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Motra e drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, Ann Altman, ka ngritur një paditje, duke akuzuar se ai e ka abuzuar seksualisht rregullisht gjatë periudhës 1997-2006.

Padia, e cila u depozitua më 6 janar në një Gjykatë Federale në Distriktin Lindor të Misurit, pretendon se abuzimi ka nisur kur ajo ishte 3 vjeç dhe Altman ishte 12 vjeç, transmeton klankosova.tv.

Në një deklaratë të përbashkët në X, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit e tij, Sam Altman ka mohuar akuzat, duke thënë se “të gjitha këto pretendime janë plotësisht të pasakta.”

Deklarata vazhdoi: “Të kujdesesh për një anëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është jashtëzakonisht e vështirë”.

“Kjo situatë shkakton dhimbje të jashtëzakonshme për të gjithë familjen tonë”.

Në padinë që ka parë BBC, Ann Altman ka pretenduar se abuzimi, i cili ka ndodhur për shumë vite, ka përfshirë edhe përdhunim.

Padia shton se ngjarja e fundit e abuzimit të pretenduar ka ndodhur kur Sam Altman ishte një i rritur, ndërsa ajo ende ishte një minorene.

Padia kërkon një gjyq me jurinë dhe dëmshpërblim që kalon shumën 75,000 dollarë (60,100 £).

Ann Altman ka bërë më parë akuza të ngjashme ndaj vëllait të saj në platformat e mediave sociale si X.

Të ngjashme