Vlora Spanca u zgjodh Auditore e Përgjithshme e Kosovës me mandat 5 vjeçar, raporton Ekonomia Online.
Spanca është motra e këshilltares së kryeministrit Albin Kurti
Pro saj ishin deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Lisfës Serbe.
Ndërsa deputetët e opozitës votuan kundër.
Me 67 vota për, Vlora Spanca është zgjedhur Auditore e Përgjithshme e Kosovës, me mandat 5 vjeçar, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, me 68 vota për u votua rekomandimi që te shkarkohet Gjyldane Kiçmari, anëtare e bordit të ndërmarrjes publike KOSTT, raporton Ekonomia Online.
Ky votim u bë pasi Komisioni për Ekonomi, ka kërkuar që si pikë e rendit të ditës të jetë edhe pika mbi shqyrtimin e raportit me rekomandime për shkarkimin e Gjyldane Kiçmari, anëtare e bordit të ndërmarrjes KOSTT.
Ndërsa Kuvendi nuk e miratoi Raportin e Këshillit të Pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës për vitin 2020.