Motra e Princeshë Dianës, Sarah McCorquodale, ka hedhur dyshime mbi aksidentin ku ajo humbi jetën, dukë thënë se e motra ishte e fiksuar me vendosjen e rripit të sigurimit.
Britania u vesh në zi më 31 gusht të 1997-ës, kur Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris.
Por në një dokumentar të ri mbrëmjen e të dielës, motra e Lady Di tregoi për zakonet e saj në lidhje me sigurinë, sidomos kur ishte në timon.
62-vjeçarha e përshkroi Dianën si një “person të fiksuar që nuk shkonte asgjëkund pa vënë rripin e sigurimit”.
Ajo u shpreh se ishte e çuditshme që nuk e kishte vënë natën e aksidentit fatal.
“Ajo ishte e fiksuar me vendosjen rripit të sigurimit – tha Lady Sarah- Pse nuk e vuri atë natë? Unë kurrë nuk do ta di.”
Duke folur për momentin kur kishte marrë vesh për vdekjen e motrës së saj, zonja Sarah shpjegoi se u zemërua tejmase me kanalet televizive që raportonin se ajo ishte ende se ajo ishte gjallë.
Mësohet se pak para vdekjes Princeshë Diana telefonoi dy djemtë e saj.
Ishte një bisede tipike telefonike mes dy djemve dhe nënës së tyre, e cila ndodhej në pushime në Francë. Biseda ishte e shkurtër, sepse djelmoshat dëshironin të vazhdonin të luanin me kushërinjtë e vet, e jo të kalonin kohë duke biseduar në telefon.Ajo bisedë e shkurtër telefonike e vitit 1997 i ndjek edhe sot e kësaj dite princat William dhe Harry, sepse nëna e tyre, Princesha Diana, do të vdiste në një aksident me makinë po atë natë.