Tenistet amerikane dhe motrat Venus dhe Serena Williams janë kualifikuar në finalen e Australian Open, që paraqet përballjen e tyre të nëntë finale në turneun Grand Slam.
Venus (36) në gjysëmfinalen e parë me 6:7 (3-7), 6:2, 6:3 ishte më e mirë nga amerikanja Coco Wandeweghe, dhe kjo është finalja e tyre e parë që nga viti 2009.
Tenisja e dytë në botë Serena (35) ka arritur në finale pas fitores ndaj kroates Mirjana Luçiç-Baroni me 6:2, 6:1, dhe ajo do të luftojë kundër motrës së saj për titullin rekord të 23-in në Grand Slam, dhe të shtatin në Melburn.
“Ishte e mahnitshme të shikosh Serenan se si luante, mënyra se si godet topin dhe çfarë garuese është. Do të ishte një ëndërr të shohësh atë në anën tjetër të rrjetit të shtunën”, tha Venus William pas finales së parë.
Serena pas finales së dytë deklaroi se ajo është krenare për motrën e saj, të cilin e quajti frymëzimin e saj.
“Jam shumë e lumtur për të, dhe ballafaqimi në finale për ne është realizimi i ëndrrës. Ajo është kundërshtarja ime më e vështirë, askush nuk më ka fituar si Venus”, tha Serena.
Motrat Williams deri më tani janë ballafaquar në një ndeshje finale në Australian Open në vitin 2003, kur triumfoi motra e vogël, Serena.
Të shtunën do të ballafaqohen në duelin e 28-të të turneut Grand Slam. Serena ka një avantazh total prej 16:11 dhe 9:5, në takimet Grand Slam. Në finalet Grand Slam Serena avancon 6:2.