Jose Mourinho është i interesuar për ta transferuar në Tottenham sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Star”, përcjell Gazeta Express.
Trajneri portugez thuhet se tashmë i ka nisur bisedimet me “Los Blancos” për 22 vjeçarin.
“Special One” synon ta zëvendësojë Harry Kanen me Jovicin, i cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu”.
Jovic e ka realizuar vetëm një gol në 18 ndeshje me Realin këtë sezon.
“Los Blancos” e kishin blerë futbollistin nga Eintracht Frankfurti verën e kaluar për mbi 55 milionë euro