Mourinho do edhe dy lojtarë të rinj

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 08:44 | Nga

Trajneri portugez ka treguar se për sezonin e ri do të donte të transferonte edhe dy lojtarë.

Manchester United po përgatitet për sezonin e ri në Los Angelos, atje ku po merr pjesë në International Champions Cup.

Trajneri Jose Mourinho gjatë një konference për media ka treguar se dëshiron edhe dy lojtarë të rinj, por nuk e di nëse klubi do t’i transferojë.

“Unë do t’i doja edhe dy lojtarë tjerë, por, tjetër gjë është çka dua dhe tjetër çfarë do të ndodh”, tha Mourinho.

Ai po ashtu u pyet nëse ka skuadër mjaftueshëm të mirë për të konkurruar këtë sezon për titullin e Premierligës, por refuzoi të përgjigjej.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme