Jose Mourinho dëshiron që portieri spanjoll, David de Gea të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me skuadrën e tij
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i lumtur me portierin David de Gea, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër edhe për një kohë të gjatë.
Ai ka thënë se Unitedi dëshiron të ndërtojë një skuadër të fortë dhe De Gea është një nga pikat kryesore.
“Një portier si ai dhe një klub që dëshiron të bëhet më i mirë e më i mirë, duhet të tentojë të arrijë një marrëveshje të re”, tha Mourinho.
David de Gea vazhdimisht ka qenë i lidhur me një largim nga Old Trafford, ku ishte shumë pranë Realit në verën e vitit 2015, por transferimi dështoi në momentet e fundit, shkaku i vonesës së dokumenteve.