Racizmi që Antonio Rudiger e ka përjetuar gjatë fitores së Chelseat 2:0 ndaj Tottenhamit të dielën në Londër, e ka trishtuar tej mase trajnerin e Spurs, Jose Mourinhon.
Përfaqësuesi i Gjermanisë Rudiger ishte cak i thirrje raciste nga tifozët e Tottenhamit të dielën në Premierligë, pasi ishte përfshirë në një incident që i kushtoi Son Heung-menit me karton të kuq.
Rudiger i informoi zyrtarët e ndeshjes për abuzimet e dyshuara raciste dhe si pasojë tifozëve iu bë thirrje t’i përmirësojnë sjelljet.
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, konfirmoi se e kanë raportuar rastin tek zyrtarët e Premierligës, ndërkohë që Tottenhami ka nisur një hetim të vetin për rastin.
Mourinho ndihet i zhgënjyer nga ajo që ndodhi në stadiumin e skuadrës së tij.
“Nuk kam çfarë të them më shumë se kjo gjë më trishton shumë. E urrej racizmin në shoqëri, e urrej racizmin në futboll”, tha Mourinho.
“Jam i zhgënjyer që ende po ndodh gjëra të tilla, por gjyqtari e ndali lojën. Ai foli me lojtarët, foli me kapitenët dhe foli me trajnerët”, shtoi ai.