Mourinho ia ka vënë syrin Haalandit

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho dëshiron të transferojë sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, njofton “Don Balon” të hënën, transmeton Koha.net.

Mourinho po interesohet të sjellë Haalandin te klubi londinez këtë verë, ndërsa po shikon të përforcojë repartin ofensiv të klubit.

Haaland 19-vjeçar ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje e para me Dortmundin. Klubit gjerman iu bashkua në janar nga Red Bull Salzburgu.

Të ngjashme