Jose Mourinho prezantoi disa elemente të reja në stërvitje re Roma, duke përfshirë një dron dhe një ekran gjigant në mënyrë që ai të mund t’u tregojë lojtarëve gabimet e tyre në kohë reale.
Special One është duke u informuar me teknologjinë më të fundit dhe duke sjellë teknika të reja në përgatitjet e tij.
Siç shihet në llogarinë zyrtare të Romës në Twitter, Mou ka kërkuar një dron të personalizuar që të rri pezull mbi fushë dhe të filmojë lojtarët e tij.
Kjo i lejon stafit të tij të marrin një pamje perfekte të formës dhe lëvizjeve të tyre në fushë.
Është vështirë se një qasje e re, pasi Maurizio Sarri e bëri këtë tashmë te Napoli disa vite më parë.