Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka dhënë një intervistë të shkurtë për media ku ka thënë se ka disa arsye për fillimin e dobët të këtij stinori.
Klubi anglez po kërkon që t’i ndryshoj gjërat me ndeshjen kundër Newcastle këtë vikend, transmeton Gazeta Express.
“E di që jemi në fillim të muajit tetor dhe pastaj e shikon tabelën dhe e dinë se kjo radhitje nuk reflekton me atë se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm”, ka thënë portugezi.
“Jemi në një pozitë, në të cilën mund të bëjmë më mirë dhe duhet të punojmë më shumë pasi kemi nevojë për pikë”.
“Kemi vetëm një humbje në shtëpi këtë stinor, një humbje në shtatë ndeshjet e fundit mirëpo asnjë fitore në shtëpi në tri ndeshjet e fundit, tri barazime, pra është shumë e rëndësishme për ne që t’i marrim tri pikë të dielën”.
Ka shumë arsye për këtë fillim të dobët në këtë stinor sipas Mourinhos, mirëpo ai refuzoi që të jap më shumë sqarime për këtë.