Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka mohuar fjalët për acarim të marrëdhënieve me mesfushorin Paul Pogba. Mourinho në konferencë për media të premten ka thënë se kurrë nuk ka qenë më i lumtur me Pogban se që është tash.
Pogba shënoi gol në fitoren 2:1 të Unitedit në xhiron e parë ndaj Leicester Cityt javën e kaluar, por pas ndeshjes nxiti spekulimet për të ardhmen e tij duke lënë të kuptohet se nuk është i kënaqur dhe se do të gjobitej po të fliste disa gjëra, shkruan sot Koha Ditore.
Pogba 25-vjeçar është raportuar se insiston të kalojë te Barcelona.