Mourinho mjaftohet me tri transferime për sezonin e ri

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 16:37 | Nga

Jose Mourinho është i kënaqur edhe me vetëm tri transferime, pavarësisht se kishte kërkuar katër lojtarë për sezonin e ri.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se është gati të nisë sezonin me këtë skuadër që ka, nëse drejtuesit e klubit nuk ia transferojnë edhe një lojtar, kërkesë e kamotshme e portugezit.

20 herë kampionët e Anglisë kanë transferuar: Victor Lindelof, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic për 150 milionë funte.

Mourinhio dëshironte edhe një anësor, Ivan Perisic i Interit dhe Gareth Bale i Real Madridit ishin preferencat e portugezit, por duket se numri një i klubit, Ed Woodward, nuk do të shpenzojë më shumë në këtë afat kalimtar.

“I kam thënë Woodwardit se plani im ishte që t’i transferonim katër lojtarë, por gjithashtu i thash që nuk janë në presion nga unë për ta bërë këtë dhe se duhet të bëjnë atë që është më e mira për klubin”, tha fillimisht portugezi.

“Jam i lumtur me skuadrën dhe jam gati të nis gjithçka edhe pa lojtarin e katërt, kështu që nëse kanë përfunduar për ne transferimet, gjithçka është në rregull dhe jam gati për sezonin e ri”, shtoi mes tjerash Mourinho.

Të ngjashme