Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho këmbëngul se ai nuk do të luajë ekipin rezervë në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA kundër Chelseat.
United luajtën dje(enjte) në Ligën e Evropës, ku nuk mundën të dalin nga udhëtimi i tyre në Rusi me më shumë se një barazim 1-1 ndaj Rostovit.
Ata do të vizitojnë Chelsean të hënën dhe tri ditë më vonë mirëpresin skuadrën ruse në Old Trafford për ndeshjen e kthimit.
Pavarësisht orarit të ngjeshur, Mourinho ka thënë se nuk është i gatshëm të luajë me fëmijët klubit – duke iu referuar skuadrës së re të Unitedit që udhëhiqet nga legjenda Nicky Butt.
“Të hënën, ne nuk do të shkojmë të luajmë me ekipin e Nicky Butt [trajner i të rinjve], ka thënë fillimisht Mourinho për mediat angleze.
“Manchester United është shumë i madh, është fitues i kësaj gare. Nuk është faji Chelsea që kjo ndeshje do luhet të hënën, kështu që ne kemi për të bërë sigurisht ndryshime, sepse ne do të luajmë të hënën, ndërsa Rostov do luajë të dielën, por ne nuk mund të shkojmë në Stamford Bridge me ekipin e Nicky Butt”, përcjell Telegrafi.
United deri tani kanë shtuar fituar Kupën EFL, ndërsa renditen në vendin e gjashtë në Ligën Premier, por Mourinho dëshiron që ekipit të tij t’ia mbaj të hapura mundësitë e tyre.
“Ne duhet të vazhdojmë të marrim pikë në Ligën Premier dhe të shkojmë deri në muajin e fundit me atë derë të hapur, dhe në Ligën e Evropës, nëse ne arrijmë të kalojmë këtë raund dhe të kualifikohemi në çerekfinale pastaj dera do të jetë e hapur”.
“Ne duhet të përpiqemi me të gjitha mjetet. Kemi një trofe në xhepin tonë i cila është gjithmonë një ndjenjë e mirë për të gjithë”.
“Por tani ne kemi Ligën Premier për të luftuar për katër pozitat e para, dhe Ligën e Evropës për të luftuar për të mposhtur Rostovin”, përfundoi trajneri portugez.