Mesut Ozil vazhdon të mbetet në radarët e Manchester United.
Është menaxheri i kësaj skuadre, Jose Mourinho, që planifikon ta blejë organizatorin e lojës së Arsenal që në afatin e janarit, shkruan Daily Express, përcjell Klan Kosova.
Mourinho e kishte dashur Ozil edhe në sezonin e kaluar, por që pas përpjekjeve të Djajve të Kuq qe ylli i Topçinjve që vazhdoi kontratën.
Një mospërputhje e mundshme e Ozil me trajnerin e ri Unai Emery ka bërë që të hapet përsëri porta për Mourinho.