Jose Mourinho nuk do të kërkojë transferime te Tottenhami gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas “Standard”, portugezi ka vendosur të mos kërkojë shërbimet e Marouane Fellainit, Edin Xhekos apo Kalidou Koulibalyt të përfolur për janar.
Të tre ishin të lidhur me një kalim te londinezët që kur Mourinho iu bashkua klubit muajin e shkuar. Ai ka punuar me Fellainin te Manchester Unitedi, ndërsa Xhekon e sheh si zëvendësues potencial të Harry Kanet e Koulibalyn e Napolit për të përforcuar mbrojtjen.Koha.Net.